
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në ditën e lindjes së tij, e cila përkon me 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se Jashari mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar, duke e cilësuar si simbol të sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare.
Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare, shkruan Rama.
Adem Jashari, komandanti emblemë i UÇK-së, ra së bashku me familjen e tij në mars të vitit 1998 gjatë luftimeve me forcat serbe në Prekaz, duke u kthyer në një prej figurave më të nderuara të historisë së Kosovës dhe mbarë shqiptarëve.