
Krim shtetëror e ka quajtur deputeti i PD-së Klevis Balliu shembjen e masivit shkëmbor në rrugën Qukës-Qafë Plloçë.
Në një video të shpërndarë në facebook, ai thoë se synimi kryesor i kryeministrit Rama dhe zv.kryeministres Balluku është vjedhja e taksave të shqiptarëve duke rrezikuar jetën e tyre.
Rruga në fjalë është 42 kilometra dhe ka kushtuar 260 milionë euro e është përuruar dy muaj më parë.
“Projektet dhe investimet e Edi Ramës dhe lubi Ballukut kanë vetëm një qëllim. Të vjedhin paratë e shqiptarëve Kjo rrugë që po shikoni është rruga Qukës-Qafë Plloçë, një rrugë që është diku te 43 kilometra por që u ka kushtuar shqiptarëve plot 260 milionë euro. 260 milionë euro i janë marrë popullit më të varfër në Europë për këtë rrugë dhe vetëm pak muaj më parë kjo rrugë është përurua nga vetë pushteti për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë se janë të lirë dhe të sigurt të kalojnë në këtë rrugë. Dhe shikoni në çfarë gjendje është dhe çfarë ka ndodhur sot. Sepse misioni i tyre nuk është përmirësimi apo siguria e jetës së shqiptarëve, por është të vjedhin paratë e shqiptarëve. Ndaj të nderuar miq le të bashkohemi në orën 18:00 te kryeministria kundër një pushteti që është gati të sakrifikojë edhe jetët e shqiptarëve për të mbushur xhepin e vet. 260 milionë euro për 43 km, dhe rruga Qukës–Qafë Plloç sot shembet. Kjo s’është gabim, është krim shtetëror. Vjedhin dhe rrezikojnë jetë njerëzish pa asnjë përgjegjës.”, thotë Balliu në një video në Facebook.