Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi fton qytetarët të hënën në foltoren qytetaro-parlamentare: Ti themi ndal korrupsionit


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në Facebook, bëri thirrje qytetareve që të  bashkohen ditën e hënë për të kërkuar ndalimin e korrupsionit dhe dërgimin para drejtësisë të të korruptuarve që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.

“Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen Foltores qytetaro-parlamentare përballë Kryeministrisë ditën e hënë, më datë 24 Nëntor, ora 18:00, për t’i thënë ndal korrupsionit, marrjes peng të vendit dhe për dërgimin para drejtësisë të të korruptuarave që vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”, shkruan Bardhi.