Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO zhvillon nesër seancën për Ballukun, Gjylin dhe Elezin



GJKKO ka caktuar zhvillimin e seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit, si dhe për verifikim të masave të sigurisë, ditën e nesërme (22 nëntor) në orën 9:00.

“Përshëndetje të gjithëve!
Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”,
thuhet në njoftim.