Vendosni fjalën kyçe....

Forumi për Zgjerimin në BE, Rama: Shqipëria do të sjellë në tryezë shpirtin e madh të dikurshëm të Europës


Kryeministri Edi Rama, mbajti sot një fjalim në Forumin për Zgjerimin në BE i cili po mbahet në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se me anëtarësimin në BE, Shqipëria do ti sjellë Bashkimit Evropian burime, pozicion, energji, pasuri, asete për BE dhe në fund sipas tij “por jo më pak nga rëndësia buzëqeshje në fytyrën shumë shpesh të zymtë të BE.”

“Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dikurshëm të Europës dhe i shton kurorës së saj edhe një gurt tjetër të çmuar. Kemi treguar rezultate me reformat, ne po investojmë te e ardhmja jonë. Nuk këkrojmë asgjë tjetër përveç se mundësisë që ti shërbejmë eurpës ashtu siç Europa i shërben paqes”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama: Ribashkimi sjell prosperitet, por zgjerimi nuk është vetëm politik është edhe ekonomik. Shqipëria dhe Mali Zi nuk janë barrë aspak, përkundrazi ne sjellim burime pozicion, energji, pasuri, asete për BE dhe në fund por jo më pak nga rëndësia sjellim buzëqeshjeje në fytyrën shumë shpesh të zymtë të BE.

Imagjino një BE që buzëqesh çdo mëngjes. Zgjerimi funksionon, sa herë BE ka ftuar anëtarë të rinj përfitimet kanë kaluar frikës.

Sa më shpejt të ndodh aq më mirë do jetë për BE. Na duhet përgjigja për të gjithë ata që thonë nuk funksionon për 27 e si do funksionoje me 29, 31, a 35. Por ne mund ta bëjmë të funksionojë nëse vëmë të parën BE, pa veto ka komisionerë dhe nëse lëmë egon mënjanë.

Të mendosh se gjërat do t’i kthehet realiteti të vjetër është një iluzion i rrezikshëm. Ribashkimi nuk është favor që anëtarët e vjetër i bëjnë të rinjve, është një barrë e përbashkët. Ndonjëherë duhet ti përgjigjem ndonjë pyetje jo fortë të lehtë, pse BE ka interes që ta kete Shqipërinë në tryezën e saj të rrumbullakët?

Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dikurshëm të Europës dhe i shton kurorës së saj edhe një gur tjetër të çmuar.

Kemi treguar rezultate me reformat, ne po investojmë te e ardhmja jonë. Nuk kërkojmë asgjë tjetër përveç se mundësisë që ti shërbejmë europës ashtu siç Europa i shërben paqes.