Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi kritika të forta ndaj PL-së: Nuk ka struktura, vetëm një tavolinë me katër fytyra që mendojnë se bëjnë politikë


Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka shprehur kritika të ashpra ndaj situatës aktuale në Partinë e Lirisë.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo u shpreh se mungesa e organizimit dhe keqinterpretimi i situatave kanë çuar në shkatërrimin e strukturave të partisë.

Keqinterpretimi i situatave të shumta shkatërroi strukturën e rinisë. S’ka strukturë partie, ka një tavolinë me katër fytyra që përveçse nuk mbledhin partinë, mendojnë se duke lexuar si deklarata për shtyp intervistat e Ilir Metës bëjnë politikë,” tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se, ndonëse nuk mban më funksione drejtuese në parti, vazhdon të kontribuojë financiarisht në mënyrë të rregullt, duke theksuar se shumë deputetë nuk e bëjnë këtë.

Unë paguaj kuotën e partisë muaj për muaj me bankë dhe jam e sigurt se asnjë prej deputetëve nuk e bën këtë,” deklaroi ajo.

Sipas Kryemadhit, Partia e Lirisë po humbet terren për shkak të mungesës së organizimit dhe frymës politike në bazë, ndërsa drejtimi aktual është përqendruar vetëm në disa individë që nuk reflektojnë realisht strukturën dhe anëtarësinë e partisë.