
Si pasojë nga 14 tetori ne fashen orare 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, qarkullimi në drejtimin Vorë–Durrës do të jetë i bllokuar gjatë orëve të natës në disa segmente, përfshirë Vorë–Maminas, Maminas–Sukth, Sukth–Fllakë, Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit dhe Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit.
Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 1 deri në 2 ditë për çdo segment, ndërsa pas përfundimit të tyre do të nisë ndërhyrja në krahun tjetër të autostradës.
NJOFTIM
Nisur nga situata e trafikut në autostradën Tiranë – Durrës, e krijuar si rrjedhim i ndërhyrjes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim të plotë më Policinë e Shtetit kanë hartuar një Plan të ri të Menaxhimit të Trafikut.
Duke filluar që sot, datë 14 tetor, nga ora 23:00-06:00 do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:
Vorë-Maminas,
Maminas-Sukth,
Sukth-Fllakë,
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.
Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment.
Të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, në oraret e mësipërme duhet të kalojnë në rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës.
Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit – Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje.
Ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e tij, ndaj ARRSH kërkon edhe një herë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe i fton të zgjedhin rrugët alternative për të lehtësuar këtë proces rehabilitimi!