
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së “detyrimit për paraqitje”.
Pas daljes, ai lëshoi akuza të forta ndaj drejtësisë dhe kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit, duke e akuzuar për fshehje skandalesh dhe lidhje me çështjen “Aruba”.
Berisha e quajti Dumanin “peng të parave të krimit” dhe e akuzoi për mungesë integriteti.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, këtu takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigalin.
Dhe McGonigali po e përgëzonte, po i jepte një çmim, atë të armikut të egër të pluralizmit politik.
Në duar, McGonigal kishte dosjen e Arubës dhe e urdhëronte që ta fshehësh pafytyrësish siç e ke fshehur gjithë këto vite dhe bënë që qytetarët shqiptarë të mësojnë për një nga aktet më kriminale në historinë e një shteti, takimin në Aruba të qeveritarëve shqiptarë.
Bënë që shqiptarët të mësojnë për Arubën nga prokuroria italiane.
Bënë që të mësojnë për Arubën nga gjykata belge.
Kurse ky llum njerëzor, që ka integritetin e një krimineli, fsheh një nga skandalet më të mëdha në historinë e një shteti.
Natyrisht ky është një peng i parave të krimit që i ka larë dhe shndërruar në pronat e tij dhe nuk i justifikon.
Por këto kisha për sot për Altin Troplinin.”, tha Berisha.