Vendosni fjalën kyçe....

“Telashe të thella nën regjimin e Trump-it” – Aktorja/këngëtarja Streisand tejet e shqetësuar, jep alarmin


Aktorja/këngëtarja e Hollivudit, kthyer në komentatore politike, Barbra Streisand është e ngopur me administrarën e re amerikane. Ajo nuk dëshiron të qeveriset më nga Presidenti Donald Trump “i frikshëm” dhe kërkon që bota ta mbështesë atë dhe aktoren Jane Fonda në kërkesën e saj për një kthim të Komitetit për Amendamentin e Parë.

Streisand e bëri kërkesën e saj përmes një letre të hapur në Instagram, duke përmendur atë që ajo e quan një Amerikë “në telashe të thella nën regjimin e Trump-it.”

Këngëtarja dhe aktorja fituese e çmimit Oskar iu drejtua Fondës drejtpërdrejt në postimin e saj në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësim për atë që ajo e cilësoi si kërcënime ndaj shprehjes së lirë.

“E dashur Jane,” shkroi Streisand.

“Ne jemi vërtet në telashe të thella nën regjimin e Trumpit. Komuniteti i argëtimit ka pasur gjithmonë artistë të fortë dhe të fuqishëm që kanë luftuar për demokracinë dhe lirinë e fjalës. Zërat tanë janë gjithmonë më të fortë së bashku. Jam krenare që jam pjesë e komunitetit tonë dhe këtij komiteti në vitin 2025, sado e trishtë të jetë, që po rijetojmë vitet 1950,” vazhdoi ajo.

“Jane, e vlerësoj aktivizmin tënd të vazhdueshëm dhe zërin tënd në këto kohë të frikshme. Me shpresë për të ardhmen, Barbra.”

Siç raportoi Breitbart, Komiteti për Amendamentin e Parë u formua në vitet 1940 për të kundërshtuar listën e zezë të artistëve gjatë epokës McCarthy.