Altin Bojni do jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Matit. Emri i Bojnit u propozua në mbledhjen e kryeministrit Rama me strukturat e partisë lidhur me zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, raporton Report Tv.
Mati është një nga gjashtë bashkitë e vendit që kanë mbetur pa kryetar pas dorëheqjes së tyrë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit për deputet.
Emri i Bojnit do duhet të marrë miratimin e kryesisë së PS-së për t’u bërë kandidat zyrtar.
