Vendosni fjalën kyçe....

“Lubi Tuneli do ketë fatin e Veliajt, Shqipëria s’ka njohur hajdute të tillë në 200 vite” – Berisha



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas emërimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku si drejtuese e fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën. Me tone të ashpra, Berisha e quajti Ballukun “Lubi Tuneli”, duke e akuzuar për shkelje të ligjit dhe përfshirje në afera korruptive.

“Ajo është Lubi Tuneli. E garantoj Lubi Tunelin, se fatin e Erion Veliajt do ta ketë. Atë gjyq që i bënë Veliajt, atë gjyq do ia bëjnë Lubi Tunelit, punonjësit e saj,” – deklaroi Berisha.

Sipas tij, Balluku është simbol i shkeljes së çdo norme dhe ligji në qeverisje, duke e quajtur madje një nga figurat më të korruptuara në historinë e vendit.

“Ajo po bëhet një njeri që nuk njeh asnjë standard, asnjë ligj e rregull. Hajdute si ajo, Shqipëria s’ka pasur në 200 vite. Është hajdute e papërmbajtur,” – shtoi Berisha.

Emërimi i Ballukut në krye të fushatës së PS për Tiranën vjen në një moment tensionesh të larta politike, ku opozita akuzon mazhorancën për kapje të shtetit dhe përjashtim të institucioneve nga proceset vendimmarrëse.