Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Godullën e Semanit, rrezikohet një nga habitatet më të rëndësishme natyrore në vend



Pasditen e së hënës, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Godullës në bregdetin e Semanit, një nga habitatet më të rëndësishme për speciet e egra migratore dhe me bimësi të veçantë në Shqipëri.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që era e fortë ka ndihmuar përhapjen e flakëve në këtë mjedis natyror të ndjeshëm.

Zjarrfikësit e Fierit janë nisur menjëherë drejt zonës, por ndërhyrja e tyre është penguar për shkak të vështirësive të terrenit – zona përreth Godullës është e rrethuar nga ujë, çka e bën të pamundur futjen me mjete zjarrfikëse konvencionale.

Autoritetet janë duke monitoruar nga afër situatën dhe po vlerësojnë dëmet e mundshme. Ndërkohë, mbetet shqetësim serioz dëmtimi i biodiversitetit në këtë zonë të mbrojtur, e cila strehon një numër të konsiderueshëm të shpendëve migratorë dhe florës së rrallë.