
Dy sfidat e para të javës në Superligë kanë dhuruar surpriza dhe emocione të mëdha.
Në “Arenën e Demave”, Elbasani arriti një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit me rezultatin 1-0. Bunjaku shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 36-të, duke befasuar kryeqytetasit dhe duke çuar verdheblutë në avantazh në pushim.
Situata u vështirësua edhe më shumë për të kuqtë, pasi Bytyçi u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë për mbi 30 minuta.
Në fund, Elbasani festoi dhe mori tre pikë me peshë.
Ndërkohë, kampionët e Egnatias treguan forcën duke mposhtur 2-0 Tiranën.
Rrogozhinasit dominuan gjatë gjithë sfidës, ndërsa bardheblutë zhvilluan një ndeshje të dobët, duke u dorëzuar pa shumë rezistencë.