Vendosni fjalën kyçe....

“S’jam deputete e PD-së, do çoj para kauzat e PDIU-së” – Doda pasi doli e pavarur


Mesila Doda tha sot se nuk është deputete e PD-së pas vendimit për të qenë deputete e pavarur.

Ajo pohoi se nuk është këshilliar për grupet parlamentare të krijuara në parlament ndërsa ka theksuar se do çojë përpara kauzat e PDIU-së.

“Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, tha Doda për Top Channel.

Doda ishte pjesë e listës së mbyllur të PD-së në zgjedhjet e 11 majit duke pasur një vend të sigurt.

Grupe të tjera parlamentare janë ato të PR-së së Mediut dhe ai i Partisë së Lirisë që kanë huazuar deputetë nga PD-ja për të formuar grupet përkatëse.