
Tirana barazoi 1-1 me Flamurtarin në rikthimin në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kuadër të javës së 3-të të kampionatit.
Bardheblutë kaluan në epërsi që në minutën e 6, kur Tabeku shfrytëzoi një goditje këndi dhe dërgoi topin në rrjetë.
Vlonjatët provuan të gjenin golin e barazimit dhe krijuan disa raste, por nuk arritën të shënojnë gjatë pjesës së parë.
Në fillim të pjesës së dytë, Sami barazoi rezultatin me një goditje të majtë nga brenda zonës.
Tirana reagoi me Voglin, i cili shkaktoi “drithërima” me një goditje nga distanca, ndërsa Flamurtari kishte një tjetër rast të rrezikshëm me Ramirez, por portieri Marku u bë hero duke shmangur golin.
Takimi përfundoi me barazim, duke shënuar debutimin e trajnerit të ri të Tiranës, Roberto Bordin, me një “iks”.
Pas kësaj sfide, Tirana renditet në vendin e 9-të me 2 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e 7-të me po aq pikë.
Në sfidat e tjera, Egnatia mundi Bylisin 0-1 me golin e Ruçit.