Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësit padisin spitalin në SHBA që i detyroi të vaksinoheshin, fitojnë 10 milionë dollarë dëmshpërblim


Një grup punonjësish të kujdesit shëndetësor që paditën spitalin e tyre për detyrimin e bërjes së vaksinës Covid-19 pritet të marrin 10 milionë dollarë, sipas një marrëveshjeje të paraqitur më 29 korrik.

Rreth dhjetëra punëtorë në Sistemin Shëndetësor të Universitetit NorthShore në Illinois ngritën padi në tetor 2021, duke argumentuar se në mënyrë të paligjshme atyre nuk i jepeshin përjashtime për arsye fetare nga detyrimi për bërjen e vaksinës.

Pas tetë muaj bisedimesh, punëtorët dhe NorthShore ‘kanë rënë dakord për të zgjidhur këtë çështje’, sipas një memorandumi të paraqitur në gjykatën federale.

Sipas kushteve të marrëveshjes, NorthShore do të paguajë 10,337,500 dollarë në një fond shlyerjeje për punëtorët e prekur nga urdhri i saj – në mënyrë specifike, punëtorët të cilët ndërmjet 1 korrikut 2021 dhe 1 janarit 2022, kërkuan një përkashtim fetar për bërjen e vaksinës dhe iu refuzua dhe ose bënë një vaksinë për të shmangur pushimin nga una ose dhanë dorëheqjen. Përfituesit janë rreth 473 punëtorë.

NorthShore gjithashtu do të rregullojë urdhrin e saj të vaksinës ‘për të përmirësuar procedurat e saj për individët me përjashtime të miratuara për besimin e sinqertë fetar’.

Punëtorët e pushuar nga puna sepse kundërshtuan të vaksinohen për shkak të bindjeve të tyre fetare kanë të drejtë të aplikojnë për ripunësim.

Gjykatësit të qarkut të SHBA, John Kness, i emëruari nga Trump që mbikëqyr çështjen, iu kërkua të miratonte zgjidhjen e propozuar.