Vendosni fjalën kyçe....

Kanadaja dënon shkeljen e hapësirës ajrore polake nga Rusia



Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka reaguar pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë gjatë natës së 10 shtatorit, duke e cilësuar incidentin si një akt të rrezikshëm dhe përshkallëzues.

“Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia gjatë natës së kaluar ishte një veprim i pamatur dhe përshkallëzues,” deklaroi Carney. “Kanadaja qëndron krah Polonisë dhe aleatëve tanë në NATO. Jemi në koordinim të ngushtë me ta dhe do të mbetemi vigjilentë ndaj përpjekjeve të Rusisë për të zgjeruar dhe zgjatur konfliktin me Ukrainën.”

Deklarata e Kryeministrit kanadez vjen në një kohë kur tensionet janë rritur ndjeshëm pas rrëzimit të disa dronëve rusë në territorin polak, çka ka shtyrë NATO-n të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.