
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në Facebook pamje nga një zbulim arkeologjik i rëndësishëm në fshatin Strikçan të Bulqizës, duke e cilësuar atë si “një gërmim të rrallë që ka sjellë në dritë varrin e parë monumental të periudhës romake të zbuluar ndonjëherë në Shqipëri”.
Monumenti, i ndërtuar në formën e një mausoleumi, ka përmasa mbresëlënëse, rreth 9 me 6 metra, dhe përfshin një dhomë funerare me lartësi 2.4 metra.
Veçantia e këtij zbulimi qëndron te një mbishkrim bilingual romak, i cili i kushtohet individit të varrosur, një person i quajtur Gellianos, si dhe perëndisë Jupiter.
Sipas specialistëve, ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar në zonën e Dibrës dhe një nga të paktët në gjithë territorin shqiptar.
Ekspertët theksojnë se gjetja përmban elementë të rrallë arkitektonikë dhe epigrafikë, duke e pasuruar më tej historinë arkeologjike të vendit.
v