Vendosni fjalën kyçe....

Putin e Xi i japin “dritën jeshile” tubacionit e ri gjigant për furnizimin me gaz të Kinës


Rusia dhe Kina dhanë miratimin e tyre të tubacionit “Fuqia e Siberisë 2”, por ende nuk kanë rënë dakord për çmimet, tha Gazprom të martën, duke nënvizuar shpërfilljen e presidentit Xi Jinping për kërkesat perëndimore që ai të tërhiqet nga një partneritet i thelluar me Moskën.

Tubacioni, i cili mund të furnizojë 50 miliardë metër kub ga zshtesë në vit në Kinë përmes Mongolisë nga fushat e gazit në Arktik të Yamal, i jep konsumatorit më të madh të energjisë në botë mundësi më të mëdha për t’u mbrojtur nga varësia e ardhshme nga gazi natyror i lëngshëm amerikan, shkruan Reuters.

Njoftimi i drejtorit ekzekutiv të Gazprom, Alexei Miller, për një “memorandum ligjërisht të detyrueshëm” mbi ndërtimin e “Fuqisë së Siberisë 2” erdhi pasi Xi, presidenti rus Putin dhe ai indian Modi u takuan përzemërsisht në Kinë.

Miller tha se ishte arritur një marrëveshje për të rritur furnizimet përmes tubacionit ekzistues “Fuqia e Siberisë”, i cili shkon nga Siberia Lindore në Kinë, në 44 miliardë metra kub në vit nga 38 bcm.

Por çmimi i gazit të furnizuar përmes tubacionit të ri – një nga faktorët kryesorë për të kuptuar koston e ndërtimit të tubacionit dhe se si këto kosto do ndahen midis palëve të përfshira – do bihet dakord veçmas, u citua të ketë thënë Miller.

“Njoftimet rreth “Fuqisë së Siberisë 2″ janë një pikë kthese e madhe në gjeopolitikën e energjisë”, tha Michal Meidan, kreu i Kërkimeve të Energjisë në Kinë në Institutin e Oksfordit për Studime të Energjisë.

“Mesazhi është: Kina nuk po i përmbahet sanksioneve të SHBA-së ose se interesohet për atë që mendon Perëndimi. Dhe nuk është vetëm.”

Kina, e cila kohët e fundit ka marrë ngarkesa LNG nga projekti LNG 2 i sanksionuar i Rusisë, po tregon se mund t’i rezistojë presionit perëndimor për të izoluar Moskën, por mungesa e përparimit në çmime tregon se po kërkon gjithashtu zbritje të mëdha nga Rusia.