Vendosni fjalën kyçe....

Me kokainë dhe 30 mijë euro në makinë, kapet shtetasi shqiptar në Itali


Policia italiane arrestoi një 34-vjeçar shqiptar në qytetin e Pistoias në Firence për shpërndarje të kokainës.

Njësia e ndërhyrjes së karabinierëve ndaloi shtetasin shqiptar në makinë, teksa kishte ngjallur dyshime me lëvizjet e tij. Pasi e ndaluar në qendër të qytetit të Pistoias, 34-vjeçarit iu gjetën makinë 34 gramë kokainë të paketuara, një peshore elektronike, dhe 30 mijë para të thata, të cilat mendohen se janë siguruar nëpërmjet shpërndarjes së kokainës.

34-vjeçari shqiptar u shoqërua më pas nga policia dhe rrezikon të marrë dënim serioz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *