Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi bërë si agjenci udhëtimi” – Përplasje në KLP, Stojani kritika kryetares Bogdani


Me debate të ashpra është shoqëruar mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në çelje të sezonit të ri.

Njeri nga anëtarët, prokurori Sokol Stojani, ka kritikuar me tone të ashpra drejtimin e institucionit nga kryetarja Mirela Bogdani, shkruan Shqiptarja.

Ai e kritikoi atë për mungesë vizioni dhe kryerjen e veprimeve që kanë bllokuar funksionimin e institucionit.

“Po e konsideroj si kohë pushimesh dhe vape, si argumente të prezantuara në kohë pushimi dhe vape. Por më thua se ne kemi prioritete, dhe prioriteti ishte garantimi i pagave. Oh Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! As në ’97-ën! Ky është vizioni. Pastaj thotë, se do bëjmë parashikime, 15 retreat-e. 15? Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi? Çfarë jemi këtu? Si do kthehet kjo, në KLP TRAVEL?! Të lutem shumë”, tha anëtari Sokol Stojani.

Stojani ka shprehur shqetësim për bllokimin e funksionimit të institucionit, gjatë periudhës së pushimeve të kryetares Bogdani.

“Në mënyrë abuzive, zonja kryetare, ju keni ndikuar te kryesekretaria që të mos protokollohen gjërat. Të mos protokollohen kërkesat, ankesat, korespondenca dhe çfarëdo lloj gjëje, qoftë nga qytetarët, qoftë nga personeli i brendshëm i institucionit. Ju, në mënyrë abuzive, keni anuluar, megjithëse ishit me leje dhe nuk kam asgjë, absolutisht, për lejet. Ai ikën në plazh, ai ikën në mal. Por ikët në plazh dhe, në kundërshtim me ligjin, nuk njoftuat zv.kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm që të vijonte normalisht institucioni. Nëse ju nuk arrini të perceptoni drejt gjëra elementare…”