Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 31-vjeçari shqiptar për vrasjen e kushëririt në Britani


Një 31-vjeçar shqiptar, Eljon Markaj, është arrestuar nga policia britanike me akuzën e vrasjes së kushëririt të tij, 26-vjeçarit Elsiado Marku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 gusht në qytetin e Leeds, ku viktima u godit për vdekje me thikë dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Markaj është lënë në paraburgim dhe pritet të përballet me akuzat për vrasje dhe mbajtje të armës së ftohtë në publik. Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj tragjedie familjare.