Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria hedh në gjyq BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën


Hungaria hodhi në gjyq Bashkimin Evropian për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën, raportoi të mërkurën e përditshmja hungareze Magyar Nemzet.

Hungaria ka ngritur një padi kundër Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Fondit Evropian të Paqes (EPF) për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të ofruar ndihmë për Ukrainën, shkruan AA.

Çështja fillimisht iu paraqit Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, e cila më pas ia referoi atë Gjykatës së Përgjithshme.

Këshilli vendosi vitin e kaluar që 99.7 përqind e fitimit neto nga menaxhimi i aseteve të ngrira të bankës qendrore ruse duhet të transferohet në Fondin Evropian të Paqes.