Në një kohë kur skena ndërkombëtare karakterizohet nga përplasje dhe pasiguri, analisti Frrok Çupi vlerëson se Shqipëria po ruan një pozicion të balancuar falë qasjes së kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi theksoi se Rama po demonstron një politikë të matur dhe të ekuilibruar në raport me forcat globale, duke bashkëpunuar me konservatorë, republikanë dhe demokratë, në funksion të interesit kombëtar.
“Rama po ndërton balanca që nuk e përplasin Shqipërinë me asnjë palë, as me konservatorët, as me liberalët,” u shpreh Çupi, duke nënvizuar se kjo strategji është në përputhje me zhvillimet e sotme globale dhe pozicionimin që vendi kërkon të ketë.
Në lidhje me qëndrimet politike ndërkombëtare dhe përfshirjen e figurave të huaja në fushatën shqiptare, Çupi komentoi se pavarësisht pretendimeve të opozitës, presidenti amerikan Donald Trump nuk është aleat i Partisë Demokratike, por më afër Partisë Socialiste.
“PS sot është më shumë se një mazhorancë politike, është mazhorancë qytetare. Perspektiva e Edi Ramës është të shtojë ngjyrat dhe të humbasë reflektimet e një ngjyre të vetme. Trump është në PS, nuk është te PD,” tha analisti.