Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA-të shpenzuan “dhjetëra milionë” në Moldavi – Ish-shefja e USAID-it “e pëson” nga dy rrengaxhinjtë rusë


USAID investoi dhjetëra milionë dollarë në Moldavi për të mbështetur presidenten pro-BE, Maya Sandu, pranoi ish-shefja e USAID, Samantha Power, në një telefonatë me dy rrengaxhinj rusë.

Duke folur me Vovan dhe Lexus, të cilët me sa duket pretenduan të ishin zyrtarë perëndimorë, Power kujtoi se nën udhëheqjen e saj, USAID bëri “investime të papara” në Moldavi dhe zgjeroi “masivisht” praninë e saj në vend.

Ajo kujtoi se në shtesat e USAID të caktuara për Ukrainën, kishte “dhjetëra milionë dollarë” të destinuara për Moldavinë dhe vuri në dukje se këto fonde “kanë qenë shumë më të thella në Moldavi sesa në Ukrainë” duke pasur parasysh madhësinë e vogël të vendit, shkruan RT.

Megjithatë, ajo u ankua për faktin se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndaluar të gjitha shpenzimet për vendin që kur erdhi në detyrë dhe ka shpërbërë USAID-in. Trump më parë kishte thënë se agjencia drejtohej nga “të çmendur radikalë” dhe e çmontoi zyrtarisht muajin e kaluar, me pjesën e mbetur që u përthith në Departamentin e Shtetit.

Power shtoi se ndërprerja e financimit për Moldavinë ishte veçanërisht shqetësuese përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend, duke vënë në dukje se Sandu mezi kishte arritur të mbante postin e saj në zgjedhjet e fundit. Power e përshkroi Sandunë si një “pikë të ndritshme demokratike”, duke kujtuar se ajo ishte diplomuar në Shkollën Kennedy të Universitetit të Harvardit.

Poëer sugjeroi që me Trumpin që po lë mënjanë çështjen e Moldavisë, Europa dhe njerëz si presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duhet të ndërhyjnë dhe të luajnë një rol më “të rëndësishëm”.