Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet pronari i hotelit në Borsh, kërcënon me armë dy punonjëse


Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “The Gune”, duke arrestuar në flagrancë Emanuel Shkëmbin, pronar hoteli në Borsh. Ai akuzohet se gjatë një konflikti verbal kërcënoi me armë zjarri dy punonjëse, nënë e bijë.

Në gjendje të lirë u procedua edhe babai i tij, pasi goditi fizikisht një grua gjatë konfliktit, si dhe një tjetër person që kishte fshehur armën pas ngjarjes.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një pistoletë, një krehër pistolete dhe 8 fishekë kalibër 9 mm.

Njoftimi i policise: 

Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjat konfliktit verbal me puntorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip Pistolet. 

Gjithashtu u procedua ne gjëndje të lirë babai i tij shtetasi A.Sh babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo. 

Është proçeduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

– 1 armë zjarri tip Pistoletë. 
– 1 krëhër Pistolete.
– 8 fishek 9mm. 

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe i munocionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengoin zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të K.Penal.