Vendosni fjalën kyçe....

Trump uron Ukrainën për Pavarësinë: “Koha për t’i dhënë fund vrasjeve të pakuptimta”


Në 34-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi popullit dhe qeverisë së Kievit, duke e cilësuar luftën me Rusinë si një “masakër të pakuptimtë” dhe duke theksuar mbështetjen e Washingtonit për sovranitetin ukrainas.

Në letrën e publikuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump vlerëson “shpirtin e palëkundur” të popullit ukrainas dhe “luftën e tyre për liri”, duke shprehur bindjen se është koha për një marrëveshje paqeje.

Populli i Ukrainës ka një shpirt të palëkundur dhe guximi i vendit tuaj frymëzon mbarë botën… Tani është momenti për t’i dhënë fund vrasjeve të pakuptimta. Shtetet e Bashkuara mbështesin një marrëveshje të negociuar që do të sjellë një paqe të qëndrueshme e afatgjatë, që i jep fund gjakderdhjes dhe garanton sovranitetin e Ukrainës dhe dinjitetin e saj,” shkruan Trump.

Presidenti Zelensky e falënderoi Trump për mbështetjen, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve është thelbësor për t’i dhënë fund luftës.
SHBA po qëndron krah nesh. Duke punuar së bashku, mund t’i japim fund kësaj lufte dhe të arrijmë paqe të vërtetë,” tha Zelensky.

 

Letra e plotë:

I nderuar z. President,

Në emër të popullit amerikan, ju shpreh përgëzimet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe popullin trim të Ukrainës, teksa festoni 34-vjetorin e pavarësisë.

Populli i Ukrainës ka një shpirt të palëkundur dhe guximi i vendit tuaj frymëzon mbarë botën. Në këtë ditë të rëndësishme, dua të dini se Shtetet e Bashkuara respektojnë qëndresën tuaj, nderojnë sakrificat tuaja dhe besojnë në të ardhmen tuaj si një komb i lirë dhe i pavarur.

Tani është momenti për t’i dhënë fund vrasjeve të pakuptimta. Shtetet e Bashkuara mbështesin një marrëveshje të negociuar që do të sjellë një paqe të qëndrueshme e afatgjatë, që i jep fund gjakderdhjes dhe garanton sovranitetin e Ukrainës dhe dinjitetin e saj.

Zoti e bekoftë Ukrainën.

Me respekt,

Donald J. Trump