Vendosni fjalën kyçe....

12 vatra zjarri në vend, dy prej tyre ende aktive



Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet shqetësuese, edhe pse temperaturat ditët e fundit janë ulur pak. Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht ka 12 vatra zjarri, nga të cilat 2 vijojnë të jenë aktive.

  • Xeth, Bashkia Fushë-Arrëz – Zjarri është pothuajse i izoluar, me riaktivizime të vogla të kontrolluara nga shërbimi pyjor.

  • Damjan, Fortuzaj, Isufaj – Bashkia Tiranë – Vatrat janë minimizuar dhe po mbahen nën mbikëqyrje; në terren janë angazhuar 5 efektivë zjarrfikës, 4 forca policore dhe 3 bashkiake.

  • Pranë tunelit të Krrabës, Bashkia Tiranë – Regjistrohet një vatër e re, ku Shërbimi Vendor Zjarrfikës po punon për izolimin e flakëve.

  • Parku Natyror Gërmenj, Njësia Leskovik – Situata është e qetë, por terreni mbetet nën monitorim nga forcat bashkiake për të shmangur riaktivizimin.

  • Afër Fabrikës së Çimentos, Fushë-Krujë – Zjarri i rënë më 19 gusht është izoluar në 5 vatra dhe po mbahet nën monitorim, ndërsa flakët vazhdojnë me intensitet të ulët.

  • Lapardha, Njësia Kotë – Zjarri i rënë më 19 gusht është riaktivizuar; zjarrfikësit e Selenicës po punojnë për fikjen e tij, por vatra mbetet aktive.

Autoritetet vijojnë monitorimin e të gjithë vatrave dhe ndërhyrjet operacionale janë në zhvillim e sipër për të parandaluar përhapjen e flakëve.