Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë duhet të kuptojmë nga marrëveshja Trump-Putin


Nga Ylli Manjani

Pra, si përfundim:

– Rusia mori çfarë desh. Mori atë për të cilën luftoi, jo pa kosto ushtarake. Pra fitoi Putini.

– Amerika është e vetmja që shuan konflikte (në fakt edhe që i nxit ato). Por në këtë rast merr përsipër garantuesin ushtarak se Rusia nuk do marrë më territore të tjera në Ukrainë. Por fitoi edhe Trump-i sepse premtoi mbylljen e konfliktit.

– Europa, që ka harruar të luftojë, bën dekorin e skenografisë të humbësve, me kosto ekonomike të tmerrshme. Detyra e vetme e Europës është të bëhet mburojë diplomatike për aktorin Zhelenski,që të mos e shqyejnë të vetët. Fitojnë udhëheqësit mediokër të BE-së që luajnë me porta të vogla.

– Ukraina po shkon drejt destinacionit të paracaktuar të saj: shpërbërja në 3 ose 4 pjesë.  Njëra pjesë i shkoi tashmë “pronarit”, Rusisë dmth…Ndoshta Ukrainasit ende s’kanë gjetur paqen me vendin e tyre, që s’dihet ç’drejtim do marrë…

– Asnjë konflikt nuk zgjidhet me bojkot, as me izolim, por me bisedime. Takimi dhe biseda me Putin ishte fillimi i zgjidhjes dhe jo injorimi i tij. Injorimi çon në llogore lufte dhe jo ura paqeje.

Gjithmonë kështu ka ndodhur dmth. Çërçill u ul me Stalinin kur ndan kufijtë e pasluftës, ndaj s’ka asnjë logjikë ku të rrijë qëndrimi injorues i Kir Starmer ndaj Putinit sot.

Më këtë rast u konfirmua se:

– Nuk ka NATO, por thjesht ushtri amerikane. Maksimumi i NATO-s politike ka përbërjen e shteteve që ishin dje prezent në Shtëpinë e Bardhë.

– OKB nuk i duhet as dreqit. Për herë të parë nuk u citua as për kortezi në këto bisedime për zgjidhje konflikti.

– Gjykata e Hagës po të mos ketë në proçes Thaçin me shokë, është realisht pa punë se fuqi s’ka e s’ka. Putin ashtu si Natanjahu i kanë lënë targën kësaj gjykate…Vetëm shqiptarët i besojnë juridiksionit të asaj gjykate.

Kujdes! Edhe Kodi i ri Penal i Shqipërisë ka një nen që sugjeron që ligji ynë penal të pranojë juridiksionin e Hagës!!!

Kësaj i thonë të bësh “ishshsh” pa patur pula.

Ndërkohë bota po shkon drejt sovranizmit klasik…