Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky pritet të takohet të hënën me Trump


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, pritet të takohet të hënën në Uashington me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili ka ndryshuar qëndrim duke theksuar se një marrëveshje e përgjithshme paqeje dhe jo një armëpushim i përkohshëm është hapi i domosdoshëm për t’i dhënë fund luftës që ka zgjatur 3 vjet e gjysmë.

Ky ndryshim i menjëhershëm i Trump, i cili përputhet me qëndrimin e Presidentit rus Vladimir Putin, u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale të shtunën, pak orë pasi përfundoi samiti në Alaska, që nuk solli asnjë marrëveshje për ndalimin e luftimeve. Putin ka deklaruar prej kohësh se Moska nuk është e interesuar për një armëpushim të përkohshëm, por kërkon një zgjidhje afatgjatë që të marrë parasysh interesat e Kremlinit, shkruan AP.

Pas bisedave telefonike me Zelenskyn dhe disa liderë evropianë, Trump shkroi se “të gjithë u pajtuan se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të arrihet një Marrëveshje Paqeje, e cila i jep fund luftës, dhe jo thjesht një Marrëveshje Armëpushimi, e cila shpesh nuk qëndron.”