
Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë disa fshatra të Gramshit kanë shkaktuar 8 të lënduar, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore.
Të plagosurit kanë djegie të lehta dhe të mesme dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Fatkeqësisht, një i moshuar ka humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë pësuar dëmtime gjatë tentativave për t’u larguar nga flakët.
Sipas autoriteteve, një numër i konsiderueshëm i të plagosurve ndodhen ende në zonat e rrezikuara dhe nuk kanë mundur të transportohen në qytetin e Gramshit, për shkak të flakëve, tymit të dendur dhe vështirësive të terrenit.
Stadiumi i qytetit është kthyer në pikë pritjeje për helikopterët e emergjencave civile, që po përdoren për transportin ajror të të lënduarve drejt Repartit të Djegieve në Tiranë, por aksesi i vështirë në fshatra po pengon evakuimin në kohë të të dëmtuarve.
Situata mbetet kritike, ndërsa strukturat shtetërore, emergjencat, policia dhe Forcat e Armatosura po vijojnë punën për shpëtimin e jetëve, evakuimin e banorëve dhe frenimin e përhapjes së zjarri.
Çdo minutë është vendimtare. Apelohet për bashkëpunim dhe qetësi nga komuniteti, ndërsa situata është dramatike.