Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet situata e zjarreve në Tepelenë pasi shpërthejnë dy bomba të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore



Situata paraqitet shumë serioze në fshatin Lekël të Tepelenës, ku zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. F
lakët kanë përpirë disa hektarë pyje dhe kultura bujqësore, ndërsa janë djegur disa banesa në zonë.

Në mes të dëmeve është edhe kisha ortodokse “Shën Ilia”, monument kulture i kategorisë II, ndërtuar rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja, ish-komandant i Ali Pashë Tepelenës. Kisha është shkatërruar plotësisht nga zjarri.

Situata u rëndua më tej pas shpërthimit të dy bombave të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat u aktivizuan për shkak të temperaturave të larta të flakëve, duke shtuar rrezikun në zonë.

Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet urdhëruan evakuimin urgjent të banorëve në fshatrat Lekël dhe Hormovë për të garantuar sigurinë e tyre.