Vendosni fjalën kyçe....

Meta në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pritet të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe akuzat zyrtare ndaj tij.

Komunikimi i akuzaveu shty të hënën e kaluar për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili ndodhej jashtë vendit.

Avokati Cakrani ka mbërritur tashmë në Prokurori dhe pritet që në orët në vijim edhe vetë Ilir Meta të jetë prezent në SPAK për t’u njohur me materialet e dosjes dhe akuzat që rëndojnë mbi të.