Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli tërheq delegacionin nga Doha pas përgjigjes së Hamasit


Izraeli ka tërhequr delegacionin e tij nga bisedimet në Doha, pas përgjigjes së fundit të Hamasit mbi propozimin për armëpushim. Sipas zyrtarëve izraelitë, Hamasi ka rikthyer kërkesa që ishin konsideruar të zgjidhura, duke vënë në pikëpyetje përparimin e mëtejshëm të negociatave, përcjell Jerusalem Post.

Ndër kërkesat e Hamasit janë: garanci që lufta nuk do rifillojë pas 60 ditëve armëpushim, lirimi i 200 të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe 2,000 të tjerëve, si dhe shpërndarje ndihmash vetëm nga OKB.

Izraeli thekson se tërheqja nuk është fundi i bisedimeve, por një hap për konsultime të brendshme. Ndërkohë, bisedimet pritet të vazhdojnë në koordinim me ndërmjetësit nga Katari, SHBA dhe Egjipti.