Vendosni fjalën kyçe....

34 vatra zjarri 24 orët e fundit, 8 ende aktive


Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar gjendjen e zjarreve në vend. 24 orët e fubdit janë raportuar 34 vatra, nga të cilat 8 janë ende aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 3 në monitorim. Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër.

Në “Majën e Paliskës” mbi fshatin Dukat, ndërhyrja me helikopterë të Forcës Ajrore solli përmirësim, por zjarri u riaktivizua dhe vijon monitorimi e ndërhyrja në terren. Edhe në Parkun Kombëtar të Lurës u angazhua një avion Canadair kroat, por zjarri nuk u shua plotësisht dhe po vazhdojnë përpjekjet.

Në vendin e quajtur “Përroi i Zi”, ndërhyrja e djeshme shmangu përhapjen e flakëve drejt banesave, por kushtet e vështira penguan kontrollin e plotë dhe puna pritet të mbështetet me 2 helikopterët hungarezë dhe avioni kroat Canadair.

Janë angazhuar gjithsej 776 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, si dhe mjete dhe avionë nga FA dhe partnerët ndërkombëtarë.