
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar postimet nga aksioni i zhvilluar në territor për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga shezlongët dhe çadrat e pabanueshme.
Së fundmi, ai ndau foto nga bregdeti në Gjirin e Lalzit, ku gjatë ditës janë hequr shezlongjet që kishin zaptuar hapësirat e dedikuara për përdorim publik.
Rama shprehet:
“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezlongë e çadra për të sfiduar shtetin?! Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e disa tregtarëve.”
Ky aksion synon që hapësirat publike përgjatë bregdetit të jenë të aksesueshme për të gjithë qytetarët, duke garantuar rendin dhe respektin ndaj pronës publike.