Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vodhën 410 mijë euro nga kompania ku punonin, pranga shpërdarësit, në kërkim financiarje


Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa një 30-vjeçare është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë vjedhur mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar.

E.Sh., shpërndarës i porosive të kompanisë së tekstileve dhe A.S. financiere, akuzohen se gjatë periudhës 2023-2024, kanë vjedhur përmes mashtrimit me faturat mbi 400 mijë euro.

Njoftimi

“Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për 6 muaj, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Doublefront”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për shtetasin Erlin Shkoza, 37 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasja A. S., 30 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Sh. dhe shtetasja A. S. (me detyra respektive shpërndarës i porosive dhe financiere në një subjekt që shiste tekstile me metrazhe), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës 2023-2024, kanë vjedhur nga ky subjekt, nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve, rreth 409 000 euro. Punohet për kapjen e shtetases A. S. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”