Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Dibër, shoferi ndërron jetë rrugës për te Trauma


Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti në dalje të Peshkopisë.

Viktima është Bledar Spahiu, punonjës i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”..

43-vjeçari humbi kontrollin e makinës që drejtonte duke rënë disa metra poshtë rrugës.

Edhe pse u nis me shpejtësi drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Njoftimi

“Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”