
Kreu i PD-së Berisha përsëriti akuzat ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka, të cilën e quajti “delinkuente” dhe “mashtruese ordinere”.
Pas daljes nga gjykata në respekt të masës detyrim paraqitjeje, ai lëshoi akuza edhe ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani, duke e quajtur atë Altin Troplini dhe duke e akuzuar se kishte frenuar arrestimin e Xhevdet Troplinit dhe grupit të tij para zgjedhjeve të 11 majit.
“Po lexoj deklaratën që unë lashë për kreun e SKAP-it, Altin Troplini. Pasi mbajti në xhep për javë të tëra mandatin e arrestit të kreut të kartelit Troplini, duke u bërë kështu anëtar i organizatës Altin Troplini, hapi dosje për Irenën me 5 mbiemra, pa emër. Ka hapur çështje penale pa emër, ky është një krim, një abuzim i madh me drejtësinë. Irena me 3 apo 5 mbiemra është një delikuente e cila ka vendin, jo në drejtësi, por atje ku e meriton. Altin Troplini me urdhër të Ramës, bën çdo gjë t’i zgjasë kësaj qenie delikuente qëndrimin në sistem, duke u bërë bashkë me Altinin fytyra e vërtetë e sistemit. Irena me 3 mbiemra, është mashtruese ordinere, është shkarkuar në 1996 për korrupsion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe këtë ua ka mohuar avokatëve të mi. Irena me 3 mbiemra, që mbrohet me të gjitha mënyrat nga altin Troplini, është një delikuente e cila ka mashtruar në formularët”, tha Berisha.