Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës që kanë legalizuar ndërtime në hapësira publike


Kryeministri Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e ish-Aluiznit dhe të Kadastrës për lejet e dhëna në shkelje të ligjit për personat që kanë ndërtuar në hapësira publike në kurriz të qytetarëve.

Ai tha se masa do jetë pjesë e paketës së reformës të kontrollit të territorit.

Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.” – shkruan Rama në Facebook.