Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë në SHBA-së


Ndahet nga jeta në moshën 87 vjeçare anëtarja e Gjykatës së Lartë në SHBA, Ruth Bader Ginsburg, ikona feministe në drejtësinë amerikane.

Ginsburg është gruaja e dytë që ka shërbyer si gjyqtare në gjykatën më të lartë të vendit.

Ajo luftoi kundër seksizmit gjatë gjithë karrierës së saj ndërsa ngjitej në majën e profesionit. Avokate gjatë gjithë jetës për barazinë gjinore, Ginsbur shpesh bënte shaka duke thënë se do të kishte mjaftueshëm gra në Gjykatën e Lartë kur të zënë të nënta vendet.

Presidenti amerikan Donald Trump e mori vesh lajmin për vdekjen e gjyqtares, pasi një gazetar e pyeti për këtë.

“Uau. Unë nuk e dija këtë. Unë thjesht… ju po më tregoni tani për herë të parë”– u tha ai gazetarëve.
“Ajo pati një jetë të mahnitshme. Çfarë tjetër mund të thuash? Ajo ishte një grua e mahnitshme. Pavarësisht nëse bie dakord apo jo me të, ajo ishte një grua mahnitëse që bëri një jetë të mahnitshme. Unë në fakt jam i trishtuar kur e dëgjoj këtë. Jam i trishtuar kur e dëgjoj këtë”– tha Trump.

Vdekja e saj i jep mundësinë presidentit Donald Trump të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë, duke emëruar një gjyjatës të tretë gjatë mandatit të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *