
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar gjyqtaren Etleva Deda për shqyrtimin e çështjes penale ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpandehurve, Ahmet Masha e Altin Hajri. Vendimi u mor pas shortit elektronik të hedhur këtë të mërkurë.
Dosja u depozitua një ditë më parë nga SPAK, ndërsa të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret, përkrahje të autorëve të krimit dhe korrupsion zgjedhor.