
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në një nga kryqëzimet brenda qytetit të Bulqizës, ku janë përplasur dy automjete. Përplasja ka qenë frontale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Njëri prej mjeteve, pas përplasjes, ka dalë nga rruga duke u ngjitur mbi trotuar dhe ka goditur një pemë pishe pranë një zone me dyqane. Ndërhyrja e shpejtë e kalimtarëve dhe mungesa e personave në atë moment në trotuar kanë shmangur pasojat për kalimtarët.
Dëmet materiale të shkaktuara nga aksidenti janë të konsiderueshme, ndërsa policia lokale ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje të dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë.