Vendosni fjalën kyçe....

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës, takime me zyrtarët lokalë


Pas takimeve në Fier me drejtuesit vendor, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Durrësit.

Kryeministri është pritur nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako.

Pritet të shihet nëse veprime të ngjashme do të ndërmerren edhe në Durrës, pasi në Fier kërkoi largimin e drejtuesve aktualë të institucioneve në varësi të Bashkisë Fier, lirimin e hapësirave publike dhe masa të menjëhershme për përmirësimin e shërbimeve.