
Një zjarr ka shpërthyer të dielën pasdite në një zonë pyjore dhe bujqësore në Theologos të Rodosit, duke alarmuar autoritetet greke. Sipas mediave lokale, zjarri ka nisur pranë një përroi, në të njëjtën pikë ku ishte ndalur një zjarr i mëparshëm.
Në vendngjarje janë mobilizuar 33 zjarrfikës me 8 automjete, si dhe 2 grupe alpinistësh të specializuar nga njësia EMODE e 11-të, ndërsa nga ajri 3 avionë zjarrfikës po ndihmojnë në përpjekjet për të vënë flakët nën kontroll.
Në operacion po kontribuojnë gjithashtu edhe autoritetet lokale të ujit, për të ndihmuar në furnizimin me lëngje shuarëse.
Deri tani nuk raportohen rrezik për banesa apo evakuime, por autoritetet mbeten në gatishmëri për çdo përkeqësim të situatës.