
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Rrëmenj të Pogradecit, ku një i ri 20-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetevarur.
Rreth orës 14:40, trupi i pajetë i shtetasit G. D. u gjet nga banorët në një zonë kodrinore. Nga të dhënat paraprake, i riu nuk kishte shenja dhune, dhe dyshohet për vetëvarje.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40 në fshatin Rrëmenj, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një zonë kodrinore, shtetasi G. D., 20 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.