
Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u përball me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar penalisht për “shpifje” dhe “fyerje”.
Në një prononcim për mediat para se të hynte në sallën e gjyqit, Kryemadhi zgjodhi të komentojë situatën me nota humori.
“Kam gjyq për shpifje me inceneratorin në SPAK, gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu”, tha ajo.