Vendosni fjalën kyçe....

“Iu bashkuat trenit të fitores”- Rama falënderon diasporën


Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve të diasporës për mbështetjen që dhanë në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar kontributin e tyre si një mesazh të fuqishëm për të ardhmen europiane të vendit.

Përmes një mesazhi të publikuar këtë mëngjes në rrjetet sociale, Rama falënderoi në mënyrë të veçantë bashkatdhetarët që jetojnë në Greqi, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në vende të tjera të Europës dhe botës, për pjesëmarrjen e tyre në “trenin e fitores”.

“MIRËMËNGJES  dhe me një FALENDERIM krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për SHQIPËRINË 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë.”