Vendosni fjalën kyçe....

“Pseudo gjykatësja me 5 mbiemra, mashtruese ordinere dhe delinkuente”- Berisha vijon sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka


Ish-kryeministri Sali Berisha pas paraqitjes së tij të radhës në SPAK për masën “detyrim paraqitjeje” në kuadër të dosjes “Partizani”, ka vijuar sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, .

Duke folur për mediat, Berisha e akuzoi gjyqtaren për mashtrim dhe fshehje të një dënimi penal në Greqi.

Ai pretendoi se Gjoka ka deklaruar rrejshëm në formularët zyrtarë, duke mohuar që është dënuar apo dëbuar ndonjëherë nga një shtet i huaj, ndërkohë që sipas Berishës, ekziston një vendim i gjykatës së Janinës për një dënim me tre muaj burg.

Ai paraqiti përpara mediave një dokument që sipas tij është prokurë e noterizuar në Greqi, ku Gjoka ka autorizuar një avokat për të ndërhyrë për heqjen e një mase ndalimi në hyrjen në territorin grek.

Sipas Berishës, ky dokument provon se ajo ka qenë subjekt dënimi dhe dëbimi, të cilat i ka fshehur në formularët e vetëdeklarimit.

“Kreu i gjykatës speciale, pseudo gjykatësja me 5 mbiemra, është mashtruese ordinere dhe delinkuente, e paturp dhe e pacipë, subjekt i ligjit ndërsa deklaron në formularët e saj që i ka doëzuar motrës së beBlinda Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend siç kërkon formulari. A jeni dënuar me burgim jo përfundimtar? Jo thotë?

A është marrë masë dëbimi nga shteti huaj? Jo thotë Irena me 5 mbiemra. Por shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delinkuente me datën 31.03.2003, ka firmosur te noteri Fejzo Behaj prokurën për vete duke u paraqitur edhe si bashkëshortja e Stefan Gjokës.

Në fakt certifikata e martesës e ka 3 vjet mbrapa. Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Andon Ikonomi, avokat me siguri që të paraqesë çdo prove të nevojshme që të marrë në dorëzim çdo akt për heqjen e  masës së dhënë.

Ne të përfaqësuesit Stefan Gjoka, mashtrim me certifikatë, ajo të thoshte e dashura.

Ose bashkëjetuesja, por këtu bashkëshortja, autorizoi Andon Konomi me banim në Patra, Aleksandër Ipsilandu me letër njoftim aq e kaq që të na përfaqësojë pranë ministrisë së rendit publik në Athinë dhe çdo institucion tjetër për heqjen e masës së ndalimit të hyrjes në mënyrë të paligjshme.

Ky dokument se ajo është dënuar nga shteti grek, se ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin dhe dëbimin. Ajo ka autorizuar, se publikisht e ka mohuar ndërkohë që ka paguar prokurë për të hequr këto masa.

Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner dhe të dënueshëm se ky.

A është marrë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj? Jo.

Unë solla këtu para jush me vulë apostile dokumentin e gjykatës së Janinës se është e dënuar me tre muaj burg. Pra siç e shihni gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë.”, tha Berisha.