Vendosni fjalën kyçe....

Gara mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit për mandatin e 13, Tabaku me mbi 300 vota avantazh


Partia Demokratike ka siguruar 13 mandate në Qarkun e Tiranës, ku 12 prej tyre janë nga lista e sigurt dhe vetëm një do të merret përmes votave preferenciale. Në këtë garë të ngushtë, kandidatë për mandatin e 13-të janë Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti.

Sipas rezultateve të deritanishme, Jorida Tabaku ka marrë 8,484 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti ka siguruar 8,169 vota – një diferencë prej më shumë se 300 votash në favor të Tabakut.

Megjithëse epërsia e saj e bën përmbysjen të vështirë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar dhe çdo votë mund të jetë vendimtare në këtë garë të ngushtë brenda radhëve të PD.